KRYEFAQJA » LAJME » Vllahutin : “Populli shqiptar e meriton Europën”

Vllahutin : “Populli shqiptar e meriton Europën”

Ambasadorja e BE në Tiranë Romana Vllahutin vazhdon të mbështesi progresin e Shqipërisë dhe hapjen e negociatave mes saj dhe BE. Duke folur në një aktivitet në Shkodër ajo tha se “Shkodranët janë europianë dhe populli shqiptar e meriton Europën”. Pyetjes se a e meriton politika Europën, ajo ju përgjigj shkurt: “Populli shqiptar e meriton Europën sepse sepse bashkësia europiane nuk është bashkësi polikanësh, por bashkësi midis njerëzve”.
Më 17 prill Komisioni Evropian rekomandoi çeljen e bisedimeve për anetarësim me BE, ndërsa në qershor pritet vendimi përfundimtar i vendeve të Bashkimit Evropian. Gjatë kësaj periudhe Shqipëria është përfshirë në një fushatë lobimi për të siguruar votën pro.

Sicred