KRYEFAQJA » LAJME » Vllahutin: Muajt e ardhshëm vendimtarë për çeljen e negociatave BE – Shqipëri
Vllahutin: Muajt e ardhshëm vendimtarë për çeljen e negociatave BE - Shqipëri

Vllahutin: Muajt e ardhshëm vendimtarë për çeljen e negociatave BE – Shqipëri

Partia Socialiste tashmë e vetme në pushtet, është e gatshme të bashkëqeverisë edhe me dy opozitat parlamentare për integrimin e Shqipërisë ne BE. Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha gjatë Shkollës Verore Europiane që u mbajt të hënë në Tiranë, se “PS që unë përfaqësoj është e gatshme të bashkëqeverisi me të gjithë njerëzit, sigurisht edhe me opozitat parlamentare në objektivin e përbashkët për integrimin europian”. “Ne do të bëjmë gjithçka mundemi si mazhorancë për të garantuar që një frymë shumë e mirë komunikimi që ka mbizotruar në Këshillin Kombëtar të Integrimit dhe Komisionin e Integrimit të jetë një model i ri i punës parlamentare për ti dhënë fund një fotografie jo shumë parlamentare të ditës së enjtë në parlament” tha zoti Balla.
E pranishme në këtë aktivitet ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin ka deklaruar se muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë lidhur me vendimin e BE për çeljen e negociatave me Shqipërinë. “Për çeljen e negociatave, është e qartë për të gjithë se çfarë lipset që të ndodhë për prioritetet kyçe, për sundimin e ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe kanabisit” tha zonja Vllahutin.

Sicred