KRYEFAQJA » LAJME » Vllahutin: Korrupsioni duhet të luftohet nga qeveria dhe opozita shqiptare

Vllahutin: Korrupsioni duhet të luftohet nga qeveria dhe opozita shqiptare

Lufta kundër korrupsioni është vendosur në ballë të monitorimit të mbetur nga BE për raportin vjetor në marsin e vitit të ardhshëm. Në çelje të konsultimeve për këtë raport në Tiranë, ambasadorja e BE Romana Vlahutin tha se duhet jo vetëm kjo luftë, por dhe bashkëpunimi mes palëve për të. “Korrupsioni është një nga objektivat që duhet të luftohet nga qeveria shqiptare dhe si një kriter për të ecur përpara në integrimin e BE. Ne duam që të punojmë me ju dhe besoj mos mungojë gjuha e bashkëpunimit, natyrisht edhe kontributi i palëve që qytetarët e Shqipërisë të japin kontributin e tyre” tha zonja Vllahutin.
Sipas diplomates europiane përmbushja e atyre që quhen kushte, është në fakt pajtim i vendeve që aspirojnë me standartet e kërkuara. “Raporti i vitit 2018 për Shqipërinë është i rëndësishëm përkundrejt hapave që do të ndiqen për hapjen e negociatave të Shqipërisë. Është një punë që do përkushtim, natyrisht edhe besimin e palëve, kjo edhe nga shtetet anëtare. Vendet që aspirojnë të anëtarësohen duhet të raportojnë nga të gjitha sektorët për hartimin e raport progresit për vitin e ardhshëm. Kjo është një punë kolektive në të cilën është e rëndësishme bashkëpunimi mes vendeve dhe jo vetëm” tha zonja Vllautin.
Për herë të parë raporti vjetor për vendet në zgjerim do të publikohet në pranverë duke pritur efektet e mundshme të anëtarësimit vetëm pas qershorit kur mblidhet Këshilli Europian.

Sicred