KRYEFAQJA » LAJME » Vllahutin: Kamp refugjatësh në Shqipëri? Nuk ka kushte të tilla nga BE!

Vllahutin: Kamp refugjatësh në Shqipëri? Nuk ka kushte të tilla nga BE!

Përfaqësuesja e BE në Shqipëri, Romana Vlahutin ka përgënjeshtruar zërat, se ngritja e kampeve për pritjen e refugjatëve sirianë ështe kusht për çeljen e negociatave nga BE për Shqipërinë. Në përgjigje të interesit të gazetarëve, nga Malësia e Madhe, Vlahutin tha se kushtet e BE-se lidhen vetëm me reformat që sjellin përmirësimin e jetesës në vend. “Kjo është hera e pestë që i jap përgjigje gjatë javës së fundit dhe i jam përgjigjur gjithmonë thjesht dhe qartë:Jo, nuk ka asnjë plan dhe asnjë përpjekje të tillë për të shkëmbyer me një kusht të tillë, nëse ka kushte janë për mirëqeversjen. Pra gjithçka që lidhet me zbatimin e ligjit, shtetin e së drejtës,  por asgjë që ka të bëjë me emigracionin dhe kampet” tha zonja Vllahutin.
Por ambasadorja BE në Tiranë shton se vendimi final u takon 28 vendeve të Unionit, anëtare me të drejtë vote. “KE doli me një rekomandim të qartë se Shqipëria është në një fazë të të cilën Shqipëria mund të hapë negociatat pa kushte.Por vendimi u takon shteteve anëtare, të shohim se çfarë do të thonë ata. Vendimi në fund të ditës do të merret nga 28 vendet sepse vendimarrja në BE është unanime. Me rëndësi për Shqipërinë janë reformat.Dhe ne jemi te kenaqur sepse reforma eshte gjitheperfshirese, Shpresojme qe perpara fundit te ketij viti te kemi ngritjen e institucioneve te pavarura, ritmi i vettingut do te vazhdoje te jete me i larte. Ju duhet të jeni të kënaqur me mënyrën sesi janë bërë reformat për tjetrën duhet të flasim me datë 29”.
Komisioni Evropian dha rekomandim pozitiv, për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me BE, por vendimi final do të jepet gjatë samitit të Këshillt të Ministrave të BE-se më 28-29 qershor.

Sicred