KRYEFAQJA » LAJME » Vllahutin: “Forca e Ligjit” hap vendimtar drejt një shteti që do të jetë më i fortë se çfarëdo lloj krimi
Vllahutin: Deklarata e Borisovit është keqinterpretuar!

Vllahutin: “Forca e Ligjit” hap vendimtar drejt një shteti që do të jetë më i fortë se çfarëdo lloj krimi

Pas ambasadorit amerikan Donald Lu i cili priste që në fillim të vitit të ardhshëm “arrestimin e peshqëve të mëdhenj”, me tonë gati të ngjashme është shfaqur në fjalën e saj edhe ambasadorja e BE në Shqipëri Romana Vlahutin. Duke folur në prezantimin e operacionit “Forca e Ligjit”, zonja Vlahutin tha se “Qytetarëve të Shqipërisë u ka ardhur në majë të hundës nga këto dekada arrogance të të korruptuarve dhe grupeve të kriminalizuara të cilët besojnë se Shqipëria ekziston për tu pasuruar ata dhe se ata nuk i detyrohen shtetit apo ndokujt tjetër”. “Unë dua të besoj që ky operacion “Forca e Ligjit” do të jetë një hap vendimtar drejt një shteti që do të jetë më i fortë se çfarëdo lloj krimi” tha zonja Vllahutin. “Ju duhet të lëvizni me po kaq vendosmëri ne betejën tjetër të ardhshme tuaj që është lufta kundër krimit të organziuar dhe korrupsionit” shtoi ajo. Ambasadorja Vllahutin tha se komuniteti ndërkombëtar do të ndihmojë në këtë pëpjekje. “Ne do tju ndihmojmë, do tju monitorojmë, do të punojmë me ju duke bërë çdo gjë që duhet për të pasur sukses. Jo se ne i dimë gjërat më mirë se ju, por ne e dimë që kjo betejë është sfiduese dhe për këtë ju keni nevojë për ndihmë. Ju keni nevojë të tregoni rezultate konkrete, të prekshmë dhe të pakthyeshme” tha ambasadorja e BE në Tiranë Romana Vllahutin.

Sicred