KRYEFAQJA » LAJME » Vllahutin: Deklarata e Borisovit është keqinterpretuar!
Vllahutin: Deklarata e Borisovit është keqinterpretuar!

Vllahutin: Deklarata e Borisovit është keqinterpretuar!

Ambasadorja e BE në Tiranë Romana Vllahutin e ka konsideruar si keqintepretim një deklaratë të kryeministrit bullgar Bojko Borisov gjatë një vizite në Tiranë, pas së cilës u shtuan zërat se ai dhe kryeministri Rama kishin rënë dakord për ngritjen në Shqipëri të kampeve të azilit për luftëtarët e ISIS që kanë vendosur të largohen nga konflikti në Lindjen e Mesme. “Është një keqinterpretim ajo që ka thënë kryeministri bullgar në lidhje me çështjen e refugjatëve që kthehen nga vendet e treta dhe nga Lindja e Mesme” tha zonja Vllahutin të hënën ndërsa po merrte pjesë në një aktivitet në Berat .”Është e domosdoshme pasja e një qendre studimore në lidhje me fenomenin dhe s’ka asnjë ide për të patur një qendër për luftetarët e kthyer nga ISIS” tha ajo. Sipas zonjës Vllahutin “Ka dy arsye pse është diskutuar kjo ide për qendrën, sepse e para Shqipëria ka nje model të mirë të harmonisë fetare, dhe arsyeja tjeter është se në Shqipëri është diskutuar prej kohësh lufta kundër estremizmit. Prandaj është mirë ngritja e një qendre të tille rajonale studimore për refugjatet që kthehen, në Shqipëri” përfundoi ambasadorja e BE në Tiranë Romana Vllahutin.

Sicred