KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Vllahutin: BE nuk lëshon pe për pronat në Shqipëri

Vllahutin: BE nuk lëshon pe për pronat në Shqipëri

Termat e BE ndaj Shqipërisë mund të lexohen të ngritura kur ambasadorja e tij në Tiranë Romana Vllahutin deklarohet me hollësi gjykimi mbi pronën. Megjithëse e ngritur në çdo dokument te BE, orientimi europian për pronën nuk ka qenë asnjëherë kaq i drejtpërdrejtë e publik sa në tryezën për pronën të organizuar ditën e premte. “Çështja e pronës është komplekse duke nisur me marrjen e pronës private gjatë komunizmit, ndjekur më pas nga një periudhë shumë e gjatë tranzicioni dhe shumë abuzimeve gjatë dekadave, përfshirë këtu, dhe abuzimet për qëllime politike e elektorale. Gjithashtu kur njerëzit me fjalë u ftuan të zaptojnë tokat. Përmend ligjin e famshëm 7501, ligjin e legalizimeve nga 2006 dhe ka shumë të tjerë që fatkeqësisht i japin më shumë të drejtë atyre që abuzuan sesa atyre që u abuzuan. Shto dhe korrupsionin në gjykata, në institucione të ndryshme dhe në mënyrë të vecantë në nivel lokal” tha zonja Vllahutin.
Ambasadorja e BE ka qenë në zemër të procesit kur përmend se 97% e letrave që merr kanë lidhje me pronën. ” Ju do të vini re se unë nuk përdor termin ish-pronarë, sepse nuk ekziston diçka e tillë. Ju jeni ish-pronarë pasi ju të shisni apo të merrni kompensim për pronën tuaj. Deri në momentin kur asnjëra prej tyre nuk ndodh, ju jeni pronarë” u dha zemër ajo pronarëve shqiptarë.
Qendrimi europian permes ambasadores ka qene kategorik, ne te njejten menyre, qe ka paralajmeruar se nuk do te kete kompesim 100 per pronaret. “Çështja e të drejtës së pronës është e drejtë thelemore e të drejtave të njeriut dhe si e tillë për Bashkimin Europian nuk negociohet. Është urgjente që praktikat abuzive të së shkuarës duhen të ndalen. Dhe ndërtimet pa leje në bregdet nuk duhet të legalizohen më. Të vendosen gjoba ndaj atyre që kanë përfituar nga toka e të tjerëve. Praktika europiane ka treguar se kompensimi 100% të pronarëve për pronat e marra nga regjimi komunist është i pamundur, dhe duhet një kompromis. Një tranzicioni të tillë kaq të gjatë dhe të vështirë nuk do t’i jepet fund pa një dialog” tha zonja Vllahutin.