KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Vlerësohen restaurimet në lagjet muzeale të Gjirokastrës

Vlerësohen restaurimet në lagjet muzeale të Gjirokastrës

Zbatimi i projektit për restaurimin e Pazarit karakteristik të Gjirokastrës ka ndikuar për shmangien e dëmeve të dimrit në godinat muzeale. Pronarët e bizneseve vlerësojnë dobishmërinë e projekteve që po zbatohen për rikonstruksionin e godinave të gurta dhe ndërtesave masive në këtë pjesë të qytetit. Mes të tjerash ata kërkojnë përshpejtimi e punimeve pasi sezoni turistik i pranverës po afron. Restaurimi i pazarit të gurtë të Gjirokastërs u mundësua si një bashkëpunim i qeverisë më fondin shqiptaro-amerikan për zhvillim në vlerën e rreth 3 milion eurove. Së shpejti pritet të nisë edhe faza e dytë e projektit e cila konsiston në restaurimin e rrugëve të kalldrëmta  që përshkojnë zonën historike.

Sicred