KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Vlerësimi në dogana tashmë online, fund stresit dhe burokracive!

Rama: Vlerësimi në dogana tashmë online, fund stresit dhe burokracive!

Proçedura e vlerësimit në doganat e vendit, që prej sot do të kryhet online. Kjo proçedurë do te shmangë kontaktet e drejtpërdrejta të biznesit me administratën, duke reduktuar në maksimum proçedurat abuzive. Kryeministri Edi Rama, ndoqi nga afër në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, proçedurën që u ofrohet biznesit dhe u shpreh se kjo do ti japë fund stresit dhe burokracive për ta, duke e renditur vendin në lider në rajon për shërbimet ndaj sipërmarrjes. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj u shpreh se kjo është sukses pas 27 viteve dhe do ti japë hapsirë biznesit. Ai tha se biznesi do të gjejë online dhe çmimet e references për artikujt që importohen dhe për këtë është ndërtuar databaza për çdo artikull. Nga sot biznesi nuk do të ketë asnjë kontakt me administratën doganore.

Sicred