KRYEFAQJA » LAJME » Vlerësime kontradiktore për orarin e ri mësimor

Vlerësime kontradiktore për orarin e ri mësimor

Një orar i ri mësimor në shkollat shqiptare ka nisur të aplikohet nga 1 shkurti në të gjitha institucionet arsimore në vend. Sipas tij çdo ditë zhvillohen 3 lëndë në 6 orë. 3 muaj pas zbatimit të kësaj skeme nxënës dhe prindër janë të dyzuar në vlerësimin e saj. Disa shprehen kundër për shkak të rritjes së ngarkesës. Por disa prindër mendojnë se ky orar i ri është më i mirë se i vjetri, pasi ka lehtësuar punën në përgatitjen e fëmijve.
Por rezultatet e implementimit të kësaj skeme të re në arsimin 12 vjeçar, do të dalin në fund të vitit shkollor, atëhere kur mësuesit do të dorëzojnë dhe raportet e tyre në lidhje me ecurinë e nxënësve gjatë zbatimit të këtij orari të ri.

Sicred