KRYEFAQJA » LAJME » Vlahutin; Shoqëria Civile dhe misioni i saj

Vlahutin; Shoqëria Civile dhe misioni i saj

Shoqëria civile duhet të jetë një prej zërave të fortë në mbështetje të reformave që do të ndyshonin jetën e qytetarëve por për amabsadoren e BE-së në vendin tonë Romana Vlahutin, ky mision i shoqërise civile në Shqipëri mbetet ende i papërmbushur. Duke i mëshuar kësaj pike, në takimin me shoqërine civile, Vlahutin siguroi se për këtë do të ketë edhe mbeëhtetjen e shtuar të BE-së. “ Vendi është në mes të disa reformave shumë të rëndësishme, sidomos ajo në drejtësi, ajo zgjedhore dhe proçesi i integrimit Europian. Qytetarëty duhet të përfshihen në këto ndryshimeme zërin e tyre përmes shoqerisë civile, e cila duhet të forcojë rolin e saj. Një vendimarrje për këtë duhet të marrë ligji fiskal për shoqërinë civile. Ndihma e BE-së për këtë qëllim është trefishuar, dhe ne do të investojmë, për krijimin e zyrave të BE-së ne çdo Bashki.” Si kryetar i këshillit kombëtar të shoqërisë civile, ministri Klosi tha se përpjekje për fuqizimin e shoqërisë civile ka filluar. Por për përfaqësuesit e shoqërisë civile në raportin me qeverinë jo gjthçka po shkon drejt asj çka pritet prej një shoqërie civile. Blendi Klosi tha se do të përpiqen të përmirësojnë kodin ligjor fiskal për veprimtarinë e shoqërisë civile. Edit Luarasi ndërkohe u shpreh kështu: “ Këshilli Kombëtar i Shoqërisë Civile është ngritur dhe është zgjedhur. Gjithashtu, në korrik te këtij viti, pati ne mbledhje prezantuese. Por kanë kaluar pesë muaj dhe nuk e di cila është arsyeja që nuk konstituohet. Personalisht kam dyshimet e mia pëe arsyen pse duhet që Këshilli të mblidhet në ambjentet e kryeministrisë. Mesazhet e percjella nga perfaqeuesit e shoqerise civile ,ne fakt deshmuan edhe nje here se krijimi i mjedisi te pershtatsherm per veprimin e saj mbetet ende larg .

Sicred