KRYEFAQJA » LAJME » Vlahutin: Sfidë ndëshkimi i korrupsionit
Vlahutin: Sfidë ndëshkimi i korrupsionit

Vlahutin: Sfidë ndëshkimi i korrupsionit

Paraditen e së mërkurës, kreu i delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vllahutin ka dorëzuar pranë Kuvendit të Shqipërisë, raportin e përgatitur nga Komsioni Europian. Gjatë paraqitjes së pikave të përgjithshme të këtij raporti, para deputetëve të Komisionit të Integrimit, ku merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e opozitës, zonja Vllahutin ka theksuar se vendi ynë e ka merituar çeljen e negociatave me Bashkimin Europian, pasi ka patur progres në disa reforma të kërkuara. Sipas saj, Reforma në Drejtësi ka ecur konsiderueshëm dhe zbatimi i ligjit të vettingut, ka sjellë rezultate të menjëhershme. Përfaqësuesja e BE-së ka bërë thirrje për konsensus politik në vazhdim, duke e vlerësuar marrëveshjen Rama-Basha të 17 majit 2017, si model që duhet ndjekur edhe nga vendet e tjera të rajonit. Po kështu Vllahutin theksoi edhe nisjen e bisedimeve me Greqinë, si moment me shumë ndikim në vlerësimin pozitiv të Komisionit Europian. Megjithatë, kreu i delegacionit europian në Tiranë,  porositi që fryma e konsensusit duhet të vijojë për vendime të mëdha, pasi sipas saj, ka ende shumë punë për të bërë që Shqipëria të arrijë çeljen e negociatave në muajin qershor.

Sicred