KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Vlahutin: E pakënaqur për zgjatjen e afateve për mbylljen e investimeve të BE në Vlorë

Vlahutin: E pakënaqur për zgjatjen e afateve për mbylljen e investimeve të BE në Vlorë

Bypass-i, Lungomarja dhe sistemimi i ujërave të zeza e të bardha, janë tre projektet madhore që Bashkimi Europian po financon në qytetin e Vlorës. Gjatë një inspektimi të zhvilluar me kryetarin e Bashkisë së Vlorës Dritan Leli, Ambasadorja e BE në Shqipëri Romana Vlahutin, u shpreh e pakënaqur për zgjatjen e afateve në përmbylljen e këtyre tre projekteve. “Jemi këtu për të takuar të gjithë ata që po punojnë me këto projekte për të marrë prej tyre afatin përfundimtar për realizimin e tyre” tha ajo. Duke këmbëngulur në përfundimin e tyre deri në verë, zonja Vllahutin tha se “Besojmë se industria e turizmit është një shans i artë për zhvillimin e Vlorës dhe gjithë Shqipërisë .” Bëhet fjalë për 47 milion euro investime që për Ambasadoren Romana Vllahutin do të ndikojnë në rritjen e industrisë së turizmit posaçërisht për Vlorën dhe gjithë bregdetin jugor të Shqipërisë.

Sicred