KRYEFAQJA » LAJME » Vlahutin dhe Lu inspektojnë zgjedhjet
Vlahutin dhe Lu inspektojnë zgjedhjet

Vlahutin dhe Lu inspektojnë zgjedhjet

Dy njerëzit që ishin në krye të Reformës në Drejtësi në Shqipër ambasadori amerikan Donald Lu dhe ambasadorja e BE Romana Vllahutin, kanë qenë mjaftë aktivë ditën e dielë me vizitat e tyre në qendra të ndryshme votimi. Zonja Vllahutin ishte e para që vizitoi disa qendra në Qarkun e Elbasanit, pas lajmeve se atje po shpërndaheshin para në këmbim të votës. Në një qendër votimi zonja Vllahutin u ka kërkuar disa personave që nuk ishin votues të largohen nga qendrat e votimit. “Nëse jeni votues, duhet të mbaroni dhe të largoheni. Askush nuk duhet të qëndrojë këtu” citohet të ketë thënë zonja Vllahutin.
Nga ana e tij ambasadori amerikan Donald Lu ka qenë mjaftë i pranishëm me vizitat e tij në qarkun e Durrësit. Në zgjedhjet e 25 qershorit janë mbi 800 vëzhgues ndërkombëtare që po ndjekin hap pas hapi procesin. Ata do të paraqesin deklaratën e tyre paraprake pas zgjedhjeve në një konferencë për shtyp, të hënën më 26 qershor, në Tiranë. Vlerësimi i tyre është mjaftë i rëndësishëm.
Autoritetet shqiptare shpresojnë që ecuria e mirë e zgjedhjeve të 25 qershorit, zhvillimi i tyre sipas standarteve europiane dhe të pranuara nga të gjithë, të çojë në hapjen e negociatave mes BE dhe Shqipërisë, ç’ka do të ndikojë në integrimin e shpejtë të vendit në Europë.

Sicred