KRYEFAQJA » LAJME » Vjenë, vazhdojnë bisedimet mbi “Çështjen e emrit të Maqedonisë”
Emri i Maqedonisë, SHBA mbështesin negociatat dypalëshe

Vjenë, vazhdojnë bisedimet mbi “Çështjen e emrit të Maqedonisë”

Ka zgjatur rreth gjashtë orë takimi i ministrave të Jashtëm, maqedonasit Nikola Dimitrov dhe grekut Nikos Kotzias në Vjenë, në prani të ndërmjetësit të OKB për çështjen e emrit të Maqedonisë, Methju Nimiç. Sidoqoftë, mesazhi që dy palët kanë përcjellë në përfundim të takimit ka qenë se do të vijojnë bisedimet deri në gjetjen e një zgjidhjeje të përshtatshme për kontestin dypalësh. “Pas takimit konstruktiv, që është pjesë e përpjekjeve për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme dhe të përbashkët për çështjen e emrit, ministrat e Punëve të Jashtme ranë dakord që të vazhdojnë përpjekjet nën mbikëqyrjen e të dërguarit të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në njëdeklarate të Ministrisë së Jashtme maqedonase.
Ndërkohë, mediat në Shkup raportojnë se bisedimet nuk po zhvillohen më për të përcaktuar se cili do të jetë emri i Maqedonisë, por përdorimi i tij, nacionaliteti dhe gjuha.
Mediat greke nga ana tjetër shkruajnë se vendi i tyre ka përpiluar një pjesë të draft-marrëveshjes, e cila ka qenë bazë e takimit të Vjenës. Bisedimet mund të vazhdojnë edhe në takimin joformal të ministrave të Jashtëm në Sofje, më 15 dhe 16 Shkurt.

Sicred