KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Vjena, në majën e indeksit global të jetueshmërisë

Vjena, në majën e indeksit global të jetueshmërisë

Melburni i Australisë është zhvendosur për herë të parë nga Vjena, në majën e indeksit global të jetueshmërisë, të hartuar nga “Economist Intelligence Unit”, duke përforcuar në këtë mënyrë pretendimin e kryeqytetit austriak se është qyteti më i këndshëm në botë ku mund të jetohet. Dy metropolet e sipërpërmendura kanë qenë “kokë më kokë” prej vitesh në studimin e përvitshëm të 140 qendrave urbane, teksa Melburni mbante vendin e parë në 7 vitet e fundit. Këtë vit, kërcënimi thuajse inekzistent për sulme terroriste krahasuar me vende të tjera të Europës perëndimore, por edhe normat tejet të ulëta të kriminalitetit, e kanë ndihmuar Vjenën të ngjitet në majën e studimit. Vjena kryeson prej kohësh mbi një sërë qytetesh për nga cilësia e jetës, sipas vlerësimit të hartuar nga firma konsulente “Merser”. Por, kjo është hera e parë që kryeson edhe në studimin e “EIU”-së, që ka nisur të hartohet në formën aktuale që prej vitit 2004.

Në ekstremin tjetër të tabelës së renditjes, Damasku ruan sërish vendin e fundit, i ndjekur nga Daka e Bangladeshit dhe Lagosi i Nigerisë. Studimi gjithsesi nuk përfshin disa prej kryeqyteteve më të rrezikshme të botës, si Bagdadi apo Kabuli. Vjena dhe Melburni regjistruan pikët maksimale sa i përket kujdesit shëndetësor, arsimit dhe infrastrukturës. Por, nëse Melbourni zgjeron edhe më tej kryesimin në komponentët e kulturës dhe mjedisit, ky zgjerim është sfumuar nga përmirësimi i stabilitetit të Vjenës.

Sicred