KRYEFAQJA » LAJME » Vjen gripi në Shqipëri, ISHP izolon katër raste me virusin AH1N1

Vjen gripi në Shqipëri, ISHP izolon katër raste me virusin AH1N1

Insituti i Shëndetit Publik konfirmon zyrtarisht praninë e gripit në vendin tonë. Rasti i parë është izoluar këto ditë të para të janarit, në laboratorin e këtij institucioni. Virusi i izoluar ështeë i tipit AH1N1.

Simptomat e virusit AH1N1 janë shumë të ngjashme me ato të viruseve të tjera si dhimbje koke, dhimbje muskulare të forta, kollë të thatë dhe temperaturë. Ekspertët e ISHP-së, janë duke shqyrtuar format të shfaqjes së këtij virusi në popullatë pasi me kalimin e kohës ato pësojnë mutacione dhe japin komplikacione.

Specialistët e Shëndetit Publik i bëjnë thirrje personave me sëmundje kronike, të aplikojnë vaksinën antigrip, pasi tek ata që vuajnë nga diabeti, problemet kardiake apo edhe pulmonare, rrisku që ky lloj virusi të sjellë komplikacione është shumë i lartë. Laboratori i ISHP-së, ka konfirmuar vetëm 4 raste deri më tani me këtë virus por sipas mjekëve të familjes, ka edhe raste të tjera të cilet nuk paraqiten tek mjeku por e kalojnë me vetmjekime në shtëpi.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com