KRYEFAQJA » LAJME » Vjedhja në Prokurorinë e Durrësit, ndalohen dy persona

Vjedhja në Prokurorinë e Durrësit, ndalohen dy persona

Policia e Durrësit ka ndaluar dy persona të cilët dyshohet se janë autorët e grabitjes në prokurorinë e rrethit. Ata janë dy persona me precedent të mëparshëm penal. Autoritetet thonë se këta dy shtetas dyshohet të jenë përfshirë në vjedhjen e dokumenteve në zyrat e prokurorisë bashkë me persona të tjerë që kanë ndërhyrë në sistemin kompjuterik të këtij institucioni. I ndaluar është dhe roja i institucionit.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të së enjtes, ku autorët dëmtuan serverin qëndror të prokurorisë së Durrësit dhe morën dokumente hetimore në dosjen e prokurorit Afrim Shehu dhe një oficeri të Policisë gjyqësore. Mes dokumenteve të vjedhura mësohet se janë ato të dosjes hetimore për skandalin e tjetërsimit të tokave në zonën e Ishmit. Policia ka marrë në pyetje edhe pastruesen që zbuloi e para grabitjen. Njoftimet më të fundit bëjnë të ditur se në rrethin e të dyshuarve janë edhe prokurorë të Durrësit.

Sicred