KRYEFAQJA » LAJME » Vjedhja në Laç, në 3 minuta 23 mijë euro
Vjedhja në Laç, në 3 minuta 23 mijë euro

Vjedhja në Laç, në 3 minuta 23 mijë euro

Banka e nivelit të dytë e grabitur pasditen e djeshme në Laç ka zbuluar shumën e parave që tre persona me maskë mundën të merrinin ndërsa punonjësit po bënin mbylljet ditore. Sipas burimeve pranë grupit hetimor grabitësit nën kërcënimin e armës arritën të kenë marrë rreth 23 mijë euro.
Policia deklaroi se grabitja ka ndodhur në më pak se tre minuta, ndërsa autorët kanë qenë tre të maskuar dhe armatosur të cilët pasi kanë thyer xhamin e bankës, kanë hyrë brenda.
Në lidhje me ngjarjen, u ngritën menjëherë pika të shumta kontrolli, në të gjitha akset që lidhin qytetin e Laçit me qytetet e tjera. Policia ka shoqëruar 13 persona si dhe ka kontrolluar 11 banesa.
Grabitësit kanë shfrytëzuar mungesën e efektivëve të policisë në rrugët e Laçit pasi ndodheshin në festën e fundvitit në një restorant në Mamurras. Mendohet që autorët kanë qenë në dijeni të këtij fakti dhe kanë vepruar pa u shqetësuar.

Sicred