KRYEFAQJA » LAJME » Vjedhja e thesarit të BSH, arrestohet ish-punonjësi

Vjedhja e thesarit të BSH, arrestohet ish-punonjësi

Dy vjet pasi ishte dënuar në mungesë me burg për shpërdorim të detyrës, ka rënë në pranga nga policia, ish-punonjësi i thesarit në Bankën e Shqipërisë, i përfshirë në vjedhjen më të bujshme të korrikut 2014. Emiljano Lamçe është një nga shtatë personat që kishin detyrë të inventarizonin paratë e Thesarit në Bankën e Shëipërisë. Për dy vjet Lamçe ka mundur ti fshihej policisë. Ai u arrestua nga policia kufitare teksa tentoi të kalonte kufirin në doganën e Tushemishtit. Ai bashkë me kolegët e tij janë përgjegjës për lejimin e vjedhjes për gati tre vjet, të 713 milionë lekëve. Ata kanë qënë anëtarë të Komisionit të Inventarizimit të Bankës në vitet 2012-2013. Duke mos e kryer inventarin sipas rregullores, Lamçe bashkë me kolegët e tij nuk kanë pikasur 8 kolitë e vjedhura të parave. Për këtë arsye dhe për faktin që ata nuk e parandaluan vjedhjen në një fazë të mëparshme inventarizuesit u dënuan nga gjykata.

Sicred