KRYEFAQJA » LAJME » Vjedhja e BSH, prokuroria kërkon tre vjet heqje lirie për ish kryeinspektoren
Vjedhja e BSHSH, prokuroria kërkon tre vjet heqje lirie për ish kryeinspektoren

Vjedhja e BSH, prokuroria kërkon tre vjet heqje lirie për ish kryeinspektoren

Afro tre vjet e gjysëm pas zbulimit të vjedhjes se 713 milionë lekëve nga arkat e BSH, Prokuroria e Tiranës kërkoi dënimin me 3 vite heqje lirie për ish-kryeinspektoren e Përgjithshme të kësaj banke Elivar Golemi. Ndaj saj rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës. Prokuroria thotë se si kryeinspektore e BSH, zonja Golemi, nuk ka monitoruar si duhet lëvizjet në arkën e bankës. Deri tani të dënuarit e vetëm për këtë vjedhje, vjedhja e katërt më e madhe në historinë e BSH, është shefi i sektorit të arkës Ardian Bitraj dhe punonjësja Mimoza Bruzia. Një proces u zhvillua edhe ndaj ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Adrian Fullani, por ai u shpall i pafajshëm.

Sicred