KRYEFAQJA » LAJME » Kryeministri Rama nis vizitën në Itali
Kryeministri Rama nis vizitën në Itali

Kryeministri Rama nis vizitën në Itali

Kryeministri Edi Rama ka nisur një vizitë zyrtare në Itali me ftesë të homologut të tij Paolo Xhentilioni.  Kjo është vizita e tij e parë pasi rimori mandatin si kryeministër dhe krijoi qeverinë e re. Zoti Rama është pritur në Romë me të gjitha nderet. Dy kryeministrat do të kenë një takim kokë më kokë dhe më pas do të zhvillohet takimi me delegacionet. Pas kësaj, kryeministri Rama dhe Xhentilioni do të japin një konferencë të përbashkët shtypi. Rruga e integrimit europian, lufta e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe bashkëpunimi ekonomik pritet të jenë çështjet kryesore të diskutimit. Një tjetër takim i rëndësishëm do të jetë ai me Presidentin e Senatit Pietro Grasso. Kryeministri Rama shoqërohet në këtë vizitë nga Ministrja e Drejtësise Etilda Gjonaj si dhe zv ministri i jashtëm Etjen Xhafaj.

Një ditë më parë zoti Rama mori pjesë në inagurimin e godinës së re të Konsullatës Shqiptare në Milano. “Në vijim do të çelim të tjera stacione dinjitoze e të përbashkëta për shërbimet konsullore për shqiptarët nëpër botë” shkruan me këtë rast zoti Rama në Fejsbuk.

Sicred