KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Vizita e Papa Françeskut në Irlandë

Vizita e Papa Françeskut në Irlandë

Papa Francesku ka mbërritur në Republikën e Irlandës, e para vizitë kjo e një pape në atë vend në dyzetë vitet e fundit. Vizita e Papa Franceksut përkon me takimin botëror të familjeve nw Dublin, një mbledhje botërore katolike e cila mbahet cdo tre vjet. Gjatë vizitës së tij Papa do të  takohet me disa viktima të abuzimeve seksuale të kryera nga kleri. Në një letër adresuar 1.2 miliardë katolikëve, Papa Franceksu dënoi këtë javë mizoritë e abuzimeve me fëmijët si dhe mbulimin e tyre nga kleri. Vizitën e tij 36 orëshe në Irlandë, Papa e fillloi me takimin me Presidentin dhe bashkëshorten e tij dhe do e mbyllë me një meshë për 500 mijë besimtarë që pritet të mblidhen të dielën në Parkun Feniks.

Irlanda që Papa Francesku po viziton është një vend ndryshe nga Irlanda që vizitoi Papa Gjon Pali I Dytë në vitin 1979, vit në të cilin në ishullin e Irlandës pati 6200 priftërinj, ndërsa këtë vit numërohen 3900, të gjithë në moshë të madhe.  Që nga vizita e Papës polak, ka patur ndryshime të mëdha në përqasjet publike ndaj një sërë cështjes sociale, si aborti, kontraceptivët, divorci dhe martesat e personave të së njëjtë gjini. Vendi votoi për ndryshimet kushtetuese mbi këto martesa në vitin 2015 si dhe për rrëzimin e ligjit të abortit në maj të këtij viti. Kisha Katolike Irlandeze gjithashtu është prekur nga skandali botëror I abuzimit seksual me fëmijët nga kleri.  Ditën e djeshme, kryeministri irlandez tha se shpresonte që vizita e Atit të Shenjtë do të shënonte fillimin e një kapitulli të ri në marrëdhënien e Irlandës me Kishën. -Në të shkuarën Kisha Katolike ka patur një rol dominues ën shoqërinë tonë, – u shpreh ai.