KRYEFAQJA » LAJME » Vitit i Ri 2018, bashkia fton qytetarët të festojnë në Sheshin “Skëndërbej”
Gëzuar Vitin e Ri 2018!

Vitit i Ri 2018, bashkia fton qytetarët të festojnë në Sheshin “Skëndërbej”

Bashkia e Tiranës ka vendosur të krijojë një ambient festiv me rastin e ndërrimit të viteve. Duke nisur nga ora 22.30 në Sheshin “Skëndërbej” do të mbahet koncerti me këngëtarë të njohur. Në skenë do të ngjiten Elhaida Dani, Tiri & Band, Kastro Zizo, Beatrix Ramosaj, Elgit Doda dhe Ronela Hajati. Organizatorët premtojnë një atmosferë magjike, të cilës do t’i shtohet edhe spektakli i fishekzjarreve në mesnatë. Bashkia e Tiranës ka ftuar qytetarët t’i bashkohen festimeve në shesh.