KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Viti i Skënderbeut, Atë Antonio Beluschi në Tiranë
Viti i Skënderbeut, Atë Antonio Beluschi në Tiranë

Viti i Skënderbeut, Atë Antonio Beluschi në Tiranë

Viti i Skënderbeut, pasi bëhen 550 vjet nga ndarja nga jeta e heroit kombëtar, ka sjellë në Tiranë atë që konsiderohet si një monument kulture për arbëreshët e gjithë kulturën shqiptare në tërësi. At Antonio Belushi, prift, gazetar, shkrimtar, pedagog, etnolog, gjuhëtar, ka bërë një vizitë në kryeqytet për të analizuar pikërisht Mitin e Skënderbeut te Arbëreshët. Edhe pse kanë kaluar afro 6 shekuj, Skënderbeu, kujtimin, hijen e tij e gjen bashkëshoqëruese tek arbëreshët edhe sot, më fort se ç’mund ta gjesh tek ne në Shqipëri. Në detajet e vogla të jetës së tyre të përditshme, në të gjitha festat që kanë, ata flasin për Gjergj Kastriotin e madh si të jetë një Zot i tyre, apo siç e kanë kurorëzuar studiues të ndryshëm, si “Prindi i Arbëreshëve”.

Sicred