KRYEFAQJA » LAJME » Viti i ri shkollor, Rama: Jo vonesave në shpërndarjen e teksteve

Viti i ri shkollor, Rama: Jo vonesave në shpërndarjen e teksteve

Grejsi dhe Rei Karaj janë nxënës të shkëlqyer. Këtë viti ata shkojnë përkatësisht në klasën e 3-të dhe të 4-ët. Ashtu si dhe bashkëmoshatarët e tyre ata do ti përfitojnë tekstet mësimore falas. Ato ua dorëzoi sot gjatë një vizite në shtëpinë e tyre kryeministri Edi Rama bashkë me ministren e arsimit Lindita Nikolla. Zoti Rama kërkoi me këtë rast nga drejtorite e shkollave që të mos ketë vonesa në shpërndarjen e teksteve. Ai njoftoi gjithashtu nismën më të re, atë të krijimit të shkollës së drejtorëve, e cila do të konsolidojë garën për drejtues shkolle dhe kualifikimin e tyre menaxherial.
Vizit i ri mësomor do të ketë edhe një nismë të re. Ministrja Lindita Nikolla, bëri të ditur se këtë vit nuk do të lejohen praninë e telefonave celularë tek nxënësit. Sekretaritë e shkollave do të mundësojnë komunimin mes prinderve dhe fëmijeve me telefon.

Sicred