KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “Viti i Ri” në valët e RTSH

“Viti i Ri” në valët e RTSH

Muzika dhe humori janë asortimentet më pikante në darkën e ndërrimit të viteve dhe kjo traditë e bukur e shqiptareve ende nuk ka humbur. Televizioni Publik Shqiptar këtë ndërrim vitesh vjen me premiera dhe koncerte speciale ekskluzive për publikun e saj besnik.

Në një mbrëmje si ndërrimi i viteve nuk mund të mungojë humori dhe ai vjen më 31 Dhjetor nën titullin “Ti je festa ime”, program i cili vjen prime time nën drejtimin e aktorëve Romir Zalla dhe Ervina Kotolloshi. Për rreth 4 orë do të shijoni një program plot humor dhe muzikë. Aktorët më të mirë të humorit në Shqipëri të të gjitha gjeneratave, do të sjellin humorin shqiptar ndër vite bashkë me stand up comedy të aktorëve të rinj. Zef Deda, Zyliha Miloti, Zamira Kita, Marjana Kondi, Elvis Pupa, Gent Hazizi, etj.

Ndërsa data 1 janar agon me ngjarjen muzikore më të komentuar dhe të ndjekur nga miliona shikues në të gjithë botën, Koncerti Tradicional i Vjenës i cili si çdo vit starton në ora 11.15 vetëm në frekuencat e TVSH. Koncerti i valseve vjeneze të Shtrausit këtë vit drejtohet nga dirigjenti i ri Gustavo Dudamel edhe këtë vit në pjesët e baletit, balerin i parë është i talentuari nga Shqiperia, Eno Peçi.

Një premeire e rëndësishme është edhe filmi serial nga Leka Bungo, “Rrokullisja”, një komedi me aktorë si Robert Ndrenika- seria e parë e të cilit ëhtë rezervuar për datën 1 janar.

Mbrëmja e parë e Vitit të Ri në ora 20.00 rezervon një suprizë për gjithë adhuruesit e muzikës dhe filmit shqiptar me koncertin Gala “Faleminderit për muzikën”. Kompozitorët më të njohur të kinemasë shqiptare do sjellin veprat e tyre të riorkestruara me mjeshtëri e bashkë me kolonat zanore do vijnë dhe shumë performanca të reja. Një mbremje e veçante drejtuar nga aktorja Ema Andrea.

Një nga koncertet surprizë e këtij viti dhe po aq i shumëkërkuar Koncerti i Ansamblit filarmonik të Vjenës me violinistin e talentuar Shkëlzen Doli do të mund ta ndiqni live në TVSH në ora 20.00 të datës 2 Janar. Një biletë në radhë të parë për të gjithë ata që nuk mundën të gjejne bileta për koncertin në Pallatin e Kongreseve. Ndërsa data 3 janar sjell një tjetër ekskluzivitet të RTSH, koncertin Tre Tenoret me artistët e njohur shqiptarë të bel kantos Kastriot Tusha, Josif Gjipali, Adrian Xhema dhe sopranoja Ramona Tullumani.

Ndërkaq nuk do të mungojnë gjatë këtyre ditëve filmat premierë me tituj si “Instruction not included” “Smother”, “Katy Perry” “Transformers” e po ashtu filmat për fëmijë si “Rango” dhe “How to train your dragon”. Fëmijët do të mund të ndjekin edhe një nga koncertet më të dashura për fëmijë “Zechino d’oro”.

Sicred