KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Viti i Ri në botë
Viti i Ri në botë

Viti i Ri në botë

Kryeqytetet më të mëdha të botës ofruan imazhe të paharrueshme në natën e ndërrimit të viteve. Kryefjala e festimeve në të gjitha vendet e botës ishte spektaklet e dritave dhe fishekzjarreve që ofruan pamje të mahnitshme me miliona njerëz në mbarë Globin.
Ishulli i Paqësorit, Samoa, ishte i pari që festoi ardhjen e vitit 2019, pasi ndodhet i zhvendosur në zonën e tij kohore, në perëndim të asaj ndërkombëtare.
Fishekzjarret për të mirëpritur në Vitin e Ri shpërthyen mbi kryeqytetin Apia të ishullit, për vendasit dhe turistët, të cilët kanë shkuar atje për të qenë përpara gjithë të tjerëve në planet për të pritur Vitin e Ri.
Pas Samoas, vitin e ri e priti Zelanda e Re dhe qyteti australian i Sidnejit, ku deri në 1,5 milionë njerëz ishin pranë portit të qytetit për të parë shfaqjen e famshme të fishekzjarreve. Organizatorët thanë se për festimet e vitit 2019 u shpenzuan 4,22 milionë dollarë vetëm për 12 minuta fishekzjarre.
Në Japoni, këmbanat e tempujve budistë ranë 108 herë – duke përfaqësuar numrin e dëshirave tokësore që një person duhet të kapërcejë për të arritur nirvanan.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com