KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Viti i Ri 2018, masa të mëdha sigurie
Viti i Ri 2018, masa të mëdha sigurie

Viti i Ri 2018, masa të mëdha sigurie

Qindra-mijëra zyrtarë të rendit, ushtrisë dhe sigurisë do të dislokohen në qytete në gjithë botën si masa mbrojtëse për njerëzit që do të festojnë për të pritur Vitin e Ri 2018.
Në Shtetet e Bashkuara, zyrtarët e qytetit të Nju Jorkut njoftuan se do të përdorin kontrollin të dyfishtë, snajpera, mbyllje rrugësh dhe veçanërisht qen të trajnuar për të siguruar sheshin Times Square, ndërsa 2 milionë vetë mblidhen për të parë rënien tradicionale të topit të kristaltë në mesnatë
Në Las Vegas të Nevadës, 300 trupa të Gardës Kombëtare do t’u bashkohen 1 mijë e 500 oficerëve të policisë për të garantuar sigurinë në rrugën ku janë kazinotë, qendrat turistike dhe hotelet. Masat e sigurisë për të mbrojtur turmat që pritet të jenë mbi 300 mijë vetë do të përfshijnë snajpera, të pozicionuar nëpër tarraca godinash dhe dyfishin e ekipeve të përgjigjes së shpejtë në krahasim me vitet e kaluara.
Në Amerikën e Jugut, në Rio de Zhaneiro, policia e Brazilit ka në plan të dislokojë 12 mijë forca, 20 për qind më shumë se vitin e kaluar për festimet e Vitit të Ri.
Në Londër, një numër rekord oficerësh të armatosur dhe njësi qensh policie do të patrullojnë nëpër rrugë dhe në sistemin e metrosë, megjithëse Policia Metrolopolitane thotë se nuk ka ndonjë kërcënim serioz. Barrikata prej çeliku dhe betoni do të rrethojnë festimet ku do të marrin pjesë rreth 500 mijë vetë.
Në Gjermani, të gjitha qytetet kryesore, përfshirë Berlinin, Mynihun, Hamburgin dhe Këlnin njoftuan se do të ketë masa të përforcuara të sigurisë për të gjitha festimet.

Sicred