KRYEFAQJA » LAJME » Virusi i gripit në rajonin e Fierit, ulet numri i të prekurve

Virusi i gripit në rajonin e Fierit, ulet numri i të prekurve

Gripi stinor është në kulmin e përhapjes dhe ky virus gripal në rajonin e Fierit po shënon një ulje në numër, të personave të prekur. Sipas shefes së epidemiologjisë në drejtorinë e shëndetit publik në Fier, janë konstatuar 24 raste, analizat e të cilëve jane dërguar në Tiranë por që fatmirësisht kanë rezultuar negative. Virusi gripal i tipit B i cili nuk ka qenë i përfshirë në sistemin e vaksinimit, tashmë edhe nga mjekët pranohet se është në qarkullim. Por vetë qytetarët janë ata që në pjesën më të madhe nuk bëjnë vaksinën antigrip edhe pse shpesh u është bërë thirrje. Mjekët thonë se është shumë i rëndësishëm fakti që qytetarët duhet të drejtohen fillimisht pranë mjekut të familjes e më pas ti drejtohen spitalit, pasi vetëm keshtu evitojnë jo vetëm ngjitjen e sëmundjes por edhe fluksin në spitale.

Sicred