KRYEFAQJA » LAJME » Virozat e stinës, shtohet numri i të prekurve

Virozat e stinës, shtohet numri i të prekurve

Temperaturat e ulta gjatë mëngjesve dhe mbrëmjeve dhe të lartat në mesditë i ka bërë shumë njerëz të jenë më të ndjeshëm. Këto luhatje sipas mjekëve janë bërë shkak për shfaqjen e virozave me prekje të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes që këtë stinë duket se janë shfaqur me intensitet më të shtuar.

Mjekja Bruna Shiroka vlerëson se pacientët e prekur nuk duhet të marrin vetë vendime për trajtimin e virozave pasi kjo mund të sjellë ndërlikime. Ndërkohë tetori shënon fillimin e sezonit të gripit dh specialistët e ISHP këshillojnë vaksnimin, ku të moshuarit dhe gratë shtatzëna mund ta gjejnë falas në qëndrat shëndetësore.