KRYEFAQJA » LAJME » Viroi i dëshpëuar pas përmbytjeve

Viroi i dëshpëuar pas përmbytjeve

 

Rreshjet e shiut krijuan dëmë të mëdha edhe për banorët e zonës së Viroit në Gjirokastër. Rreth 100 familje po përballen prej më shumë se një jave me fenomenin e rrëshqitjes së një masivi dheu , si dhe shpërthimin e ujërave të zeza në sipërfaqe dhe të mbetjeve urbane. Banorët kërkojnë zgjidhjen e situatës pasi e kanë të vështirë të jetojnë në kushte të tilla. “Ja shikojeni vetë, ka shkarje, ujë, nuk vijmë dot në shtëpi” thotë një banor. “Pastaj edhe kanalet e ujrave të zeza kanëshpërthyer. Ne pimë ujë nga puset që po ndoten” shton ai. “Ne nuk po kërkojmë lekë, por të hapet e sistemohet rruga, kanalizimi” thotë një tjetër banor. Ndërsa një banore e Viroi ankohet se janë bllokuar. “Nuk kemi vajtur në punë, jemi pbyllur brenda” thotë ajo.
Zona e parkut të Viroit u krijua pas viteve 90 nga banorët e zbritur kryesisht nga krahina e Labërisë dhe ndodhet vetem tre kilometra larg Gjirokastrës. Edhe pse me zonën autoritetet mburren për turizmin që ajo ofron, prej 27 vitesh projektet infrastrukturore për Viroin kanë mbetur vetëm në letër.

Sicred