KRYEFAQJA » LAJME » Virgjil Kule nderohet nga shoqata atdhetare kulturore mbarëkombëtare “Labëria”

Virgjil Kule nderohet nga shoqata atdhetare kulturore mbarëkombëtare “Labëria”

Me një karrierë mbi 45 vjecare në fushën e televizonit dhe medias, gazetari, folësi dhe studiuesi Virgjil Kule mori sot mirënjohjen e Labërisë.

Ceremonia e rastit u zhvillua në Universitetin” Ismail Qemali” në Vlorë, ku morën pjesë personalitete të njohura të kësaj treve ku ka rrënjët Kule e për të cilën nuk resht se foluri e promovuari.

Virgjil Kule ka studiuar për gazetari dhe ka punuar  për një kohë të gjatë në Televizionin Shqiptar si gazetar, folës dhe drejtor i këtij institucioni. Ka drejtuar televizione private dhe një studio komplekse multimediale. Zëri i tij si tregimtar është i pranishëm në disa qindra dokumentarë video.  Një seri videosh me tema humanitare i ka realizuar në Rusi, Ukrainë, Kaukaz dhe në Azinë Qendrore, ndersa me dëshirën për të zbuluar dhe propaganduar të bukurën në botën shqiptare, ka realizuar kohët e fundit dokumentarët turistikë për Vlorën dhe Sarandën.

Sicred