KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Violinisti Kadesha dhe Orkestra Simfonike e RTSH duartrokiten në Tiranë
Violinisti Kadesha dhe Orkestra Simfonike e RTSH duartrokiten në Tiranë

Violinisti Kadesha dhe Orkestra Simfonike e RTSH duartrokiten në Tiranë

Violinisti i njohur shqiptar, Jonian Kadesha,  performoi  mbrëmjen e së premtes në Tiranë në sallën koncertale të Katedrales Ortodokse, në çelje të sezonit të ri artistik nga Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar.  I shoqëruar edhe nga dy miqtë e tij artistë, dirigjentin Jonathan Bloxham dhe violonçelisten Vashti Hunter, dhuruan një shfaqje të magjishme nën tingujt e violinës.
Përpos vlerësimeve ndërkombëtare si artist, sot në një takim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, Kadeshajt ju dhurua “Kulla e Sahatit të Tiranës” një simbol në shen jë mirënjohjeje, admirimi dhe vlerësimi.
Ndërsa dhurata e publikut shqipëtar janë duartrokitjet pa mbarim, në këtë mbrëmje të Stinës Koncertore.
Vepra të muzikantëve ndërkombëtar por edhe tingujt e Rapsodisë së Thoma Gaqit ishin kryefjalë e këtij koncerti me emocione të muzikës klasike.

Sicred