KRYEFAQJA » LAJME » Vila për ndeshjen e sotshme Skënderbeu – Partizani

Vila për ndeshjen e sotshme Skënderbeu – Partizani

Skënderbeu-Partizani është supersfida e javës së 18-të të kategorisë superiore, jo vetëm për lojën e bukur që dhurojnë futbollistët në fushë, por edhe për fatet e renditjes. Të dyja skuadrat janë me 32 pikë të barabarta dhe ndajnë vendin e dytë e të tretë në klasifikim. Futbollisti i Partizanit, Emiliano Vila, e quan të vështirë sfidën në Korçë, por jo vendimtare për titull. Ndaj ne të Skënderbeut duhet të zbatojmë vetëm detyrat që na ka caktuar trajneri, – ka shtuar më tej sulmuesi i të kuqve. Ndërsa pjesa tjetër i takon fushës. Ndeshja Skënderbeu-Partizani luhet të enjten në orën 17.00.