KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Viktima nga një përleshje midis forcave afgane dhe pakistaneze
Viktima nga një përleshje midis forcave afgane dhe pakistaneze

Viktima nga një përleshje midis forcave afgane dhe pakistaneze

13 persona janë vrarë dhe mbi 80 të tjerë janë plagosur nga një përleshje midis forcave afgane dhe pakistaneze, pranë vendkalimit kufitar Çaman. “Policia Kufitare e Afganistanit hapi zjarr mbi ushtarët pakistanez që shoqëronin një ekip të regjistrimit të popullsisë”, shkruhet në deklaratën e ushtrisë së Pakistanit. “Që më 30 prill, Policia Kufitare e Afganistanit ka krijuar pengesa në kryerjen e regjistrimit në fshatrat e ndara Killi Lukman dhe Killi Jahangir, në zonën Çaman, në anën pakistaneze të kufirit”, thuhet në deklaratë. Një mjek në Pakistan, tha se nëntë civilë janë vrarë nga të shtënat.
Ai tha se mbi 45 persona, përfshirë 12 fëmijë dhe 6 forca të sigurisë, janë plagosur. Mediat në Afganistan raportuan për katër ushtarë afganë të vrarë dhe 37 të plagosur, mes tyre 14 policë. Të dyja palët fajësuan njëra-tjetrën për nisjen e luftimeve.

Sicred