KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Viktima nga djegia e një ndërtese në Londër
Viktima nga djegia e një ndërtese në Londër

Viktima nga djegia e një ndërtese në Londër

Disa njerëz kanë vdekur pas një zjarri të madh që shpërtheu gjatë natës në ndërtesën Grenfell, në veri Londrës, ku mendohet se jetojnë qindra vetë. Dëshmitarë okularë thanë se panë njerëz të bllokuar brenda ndërtesës 27 katshe, duke bërtitur për ndihmë dhe duke thirrur që fëmijët e tyre të shpëtonin. Më shumë se 200 zjarrfikës punuan me intensitet për shuarjen e flakëve. Të paktën 50 vetë po trajtohen në spital bëjnë të ditur burime zyrtare.
Dëshmitarët okularë thanë se panë drita,  që mendoheshin të ishin telefonat celularë ose pishtarë , në krye të bllokut të banesave dhe banorët e bllokuar që vinin në dritaret e tyre. Disa që mbanin fëmijë. Kryebashkiaku i Londrës tha se ngjarja ishte shpallur incident i rëndë. Ende nuk dihen arsyet e kësaj fatkeqësie.

Sicred