KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Vijon rënia e importit të naftës

Vijon rënia e importit të naftës

Shqipëria po shënon për të disatin muaj me rradhë rënie të ndjehsm e të sasisë së importuar të karburanteve. Shoqëritë hidrokarbure që importojnë dhe tregtojnë karburante, raportojnë shifra në rënie të importeve të tyre, ndërkohë që kjo reflektohet edhe në të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave. Sipas raportit të treguesve analitikë fiskale të muajit maj, të publikuar ditën e enjte nga Ministria e Financave, rezulton se janë importuar vetëm 28 mijë ton naftë nga 42 mijë ton që ishin importuar në periudhën respective të një viti më parë. Ose raportuar në sasi progressive, për periudhën janar – maj 2016 ishin importuar më shumë se 192 mijë tona, ndërsa kjo sasi për këtë vit raportohet me vetëm rreth 135 mijë tonë. Referuar grafikut në vijim, duket qartë se ka një tendencë gjithnjë në rënie të importeve, që ndikon ndërkohë edhe në të ardhurat që realizon drejtoria e përgjithshme e doganave. Por autoritetet thonë se kjo diferencë po plotësohet nga rritja e të ardhurave nga akciza dhe tatimi mbi vlerën e shtuar që po vilen nga rafineritë vendase, që sipas të dhënave paraprake mendohet se arrijnë të plotësojnë rreth 40 për qind të kërkesës së brendshme për naftë.

Sicred