KRYEFAQJA » LAJME » Vijon mbjellja e pemëve në pyllin orbital

Vijon mbjellja e pemëve në pyllin orbital

Pemë të tjera po mbillen, për të ndërtuar pyllin orbital të Tiranes. Kryetari i bashkisë Erion Veliaj, ishte në Farkë, ku me kontributin e qendrës sociale “Të qëndrojmë sëbashku” dhe agjencisë së parqeve dhe rekreacionit, mbollen edhe 100 pemë të reja, për të cilat u shpreh se ato janë paja më e mirë që do ti lihen gjeneratës tjetër. “Jam shumë i lumtur që jam këtu me miqtë edhe mikeshat nga qendrat sociale. Më vjen mirë që pavarësisht se shumica e atyre që shkojnë në qendrat tona sociale janë në moshë të thyer, ndihen të rinj në shpirt. Besoj se paja më e mirë që i lëmë qytetit, pavarësisht nga mosha jonë, është një qytet më i gjelbër, me më shumë pemë, me më shumë oksigjen. Dua të falenderoj shumë të moshuarit që na japin ne të rinjve shembuj se si jetohet jeta me vepra dhe jo me fjalë. Më vjen mirë që ky kontribut shkon për të pasuruar parkun e Farkës” tha Veliaj. Veliaj u shpreh se pas 2 vitesh nga nisma për ndërtimin e pyllit orbital të Tiranes, tashmë ai po merr formë. “Sa herë vijmë në Farkë shkojmë edhe 100 metra më tej dhe në njëfarë mënyre, po ndodh një pushim i gjelbër i Farkës, ku çdo herë që kthehemi me 100-150 fidanë, kemi arritur ta shndërrojmë në parkun e dytë të Tiranës, për të thënë që sot Tirana ka dy parqe të kompletuara falë APR-së, në Farkë po zhvillohen edhe aktivitete sportive, të cilat kanë bërë që për gjithë banorët e kësaj zone, që është pjesë tani e Tiranës së madhe, të shtohet edhe vlera e pronës sepse thonë se e kemi shtëpinë te liqeni i Farkës, jo ai i Tiranës”. Veliaj i ftoi qytetarët që të shënjojnë ditët e tyre të veçanta, duke mbjellur një pemë në pyllin orbital. “Dua që t’i ftoj të gjitha, shoqatat, organizatat, kompanitë, bizneset, sipërmarrjet, kush ka mundësi, kush ka takat, një pemë, 100 pemë, 1000 pemë, çdo dhuratë vlen dhe ne jemi njësoj mirënjohës pavarësisht se dikush na fal 1 apo 1000 pemë” tha më tej Veliaj.

Sicred