KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Vijojnë zjarret në Kaliforni
Vijojnë, zjarret, në Kaliforni

Vijojnë zjarret në Kaliforni

Erërat e forta po shpërndajnë flakët katastrofike të zjarrit që kanë shkaktuar të paktën 23 viktima në Kaliforninë veriore. Sipas shërbimit zjarrëfikës të shtetit amerikan, mijëra persona kanë mbetur pa shtëpi nga zjarret që përfshinë zonën që nga e diela që lamë pas. Më shumë se 300 persona konsiderohen të humbur, por policia bëri të ditur se kjo mund të jetë për shkak të kaosit të krijuar nga evakuimet. Qytete të tëra janë braktisur në krahinën që njihet për prodhimin e verërave. Lagje të tëra në Santa Roza janë kthyer në hi. Të paktën 13 persona kanë vdekur në kontenë Sonoma, ku 25 mijë persona janë evakuar dhe 40 mijë banesa kanë mbetur pa energji elektrike. Gjashtë persona kanë humbur jetën në kontenë Mendoçino, dy në kontenë Juba dhe dy të tjerë në kontenë Napa. Zjarret janë ndër më fatalët në historinë e Kalifornisë. Sipas shërbimit zjarrëfikës, numri i viktimave mund të rritet. Vënia nën kontroll e flakëve po bëhet një mision i pamundur për shkak të thatësirës që ka mbizëtoruar në vend për një periudhë pesëvjeçare.

Sicred