KRYEFAQJA » LAJME » Vijojnë tensionet në Kuvendin e Maqedonisë

Vijojnë tensionet në Kuvendin e Maqedonisë

Kuvendi i Maqedonisë është përfshirë sërish nga tensionet. Gjatë seancës së dytë për zgjedhjen e zëvendës ministrave të qeverisë së re, deputetët e VMRO-së kanë tentuar të zvarrisin procesin. Kreu i parlamentit Talat Xhaferi, ka kërkuar ndërhyrjen e sigurimit të Kuvendit për të larguar nga foltorja deputetin Vllatko Gjorçev. Ligjvënësi i VMRO-së mori fjalën në foltore pa miratimin e Xhaferit, gjë e cila e detyroi kryeparlamentarin të thërrasë sigurimin për ta larguar me forcë. Sigurimi nuk i është bindur urdhrit të Xhaferrit, ndërsa deputetë të tjerë të VMRO-së bllokuan foltoren. Ndërhyrja e tyre e detyroi kryeparlamentarin të ndërpresë seancën për 10 minuta. Pika për zgjedhjen e zëvendës ministrave të qeverisë së re në Maqedoni u vendos dje në fund të rendit të ditës, me kërkesë të deputetit të VMRO-së Ilija Dimovskit. Kjo i krijon mundësinë opozitës të shtyjnë seancën për kompletimin e kabinetit qeveritar.

Sicred