KRYEFAQJA » LAJME » Vijojnë kërkimet për autorin e vrasjes së Mario Majollarit
Vrasësi i Majollarit arrestohet në Kosovë

Vijojnë kërkimet për autorin e vrasjes së Mario Majollarit

Policia e kryeqytetit po vijon kërkimet për autorin e dyshuar të vrasjes së Mario Majollarit mbrëmjen e të martës në zonën e Kinostudios. Burime i thanë Radio Televizionit Shqiptar se autori Kastriot Gjuzi fshihet në zonën e Dajtit. Policia ka ushtruar kontrolle në fshatrat e Qafë Mollës, Qafë Priskës dhe Darsheh, pasi ka dyshime të forta që Gjuzi të fshihet në këto zona. Ndërkohë, tri ditë para vrasjes Kastriot Gjuzi ishte fiksuar nga kamerat e sigurisë së rrugës ‘Aleksandër Moisiu’, dhe për këtë policia ngriti dyshime se ai kishte studiuar më herët terrenin, para se të kryhej krimi. Pista kryesore ku po heton policia është hakmarrja, pasi babai i Marjo Majollarit është dënuar përjetë për dy vrasje në vitin 2000. Avni Majollari është arrestuar në maj të vitit 2014, pasi ishte në kërkim.

Sicred