KRYEFAQJA » LAJME » Vijojnë hetimet për vrasjen e ish-kryekomisarit Artan Cuku

Vijojnë hetimet për vrasjen e ish-kryekomisarit Artan Cuku

Mikel Shallari, i arrestuar një ditë më parë si autor i dyshuar për vrasjen e ish-kryekomisarit Artan Cuku, vijon të merret në pyetje nga prokurori i çështjes. Burime thanë për televizionin shqiptar se 24 vjeçari ka dhënë deklarata kontradiktore duke mohuar të jetë ai autor i vrasjes, por nga dje ai sot ka ndryshuar deklarim. Shallarit i janë bërë oferta për lehtësim të akuzës nëse do të bashkëpunojë me policinë, por 24 vjeçari ende nuk ka pranuar. Mësohet se ai ka vënë kusht për të bashkëpunuar garanci për familjen, si dërgimi në një vend jashtë Shqipërisë dhe ndërrimi i identiteteve, për t’iu shmangur një hakmarrje të mundshme nga urdhëruesit e atentatit që i mori jetën ish-drejtorit të Policisë së Vlorës. Policia dyshon se Shallari është paguar për të kryer vrasjen dhe po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje. Paraditen e sotme policia ka shpallur në kërkim dy vëllezërit nga Tropoja, Bujar dhe Florin Daka duke përforcuar pistën e vrasjes për hakmarrje. Vëllai i tyre, Agim Daka, u vetëvra pas 11 orësh në polici me armën e komisar Cukut disa vite më parë. Vetëvrasja e Agim Dakës nga Tropoja dhe hakmarrja për këtë ngjarje ishte pista kryesore ku po hetonte policia për zbulimin e autorëve të ekzekutimit të komisar Artan Cukut.

Sicred