KRYEFAQJA » LAJME » Vijojnë hetimet për trafikun e kokaines së kapur në portin e Durrësit

Vijojnë hetimet për trafikun e kokaines së kapur në portin e Durrësit

Identifikohen disa anëtarë të grupeve kriminale që ishin të përfshirë në trafikun e 613 kg kokainë.  Hetimet për mënyrën, dhe personat e përfshirë në të, ka zgjeruar rrethin e hetimeve, duke çuar në arrestime të tjera të pritshme për këtë çështje. Sasia e kokainës me vlerë 180 milion euro, e sekustruar mbrëmjen e 27 shkurtit, në magazinat e Maminasit në Durrës, do të përfshijë të tjerë persona të cilët kanë qënë pala e interesuar ose porositësit e mallit. Edhe pse në mënyrë shumë diskrete, burime nga grupi i hetimit flasin për pjesëtar të dy grupeve të fuqishme kriminale që operojnë në tiranë dhe Durrës. Mesditën e se enjtes, prokurorinë e krimeve të rënda e vizituan edhe kreu i lartë i policisë së shtetit, Ardi Veliu dhe oficerë të policisë kriminale të cilët kanë asistuar në operacionin e së martës. Grupi u zbulua nga lëvizjet e shumta drejtë Kolumbisë, Maltes e Italisë. Agjentet Doganor kanë bërë çmontimin e dyshemesë së kamionit ku fshihej kokaina, duke patur një informacion paraprak, por prezenca e një prokurori të gatshëm, një ditë më pas, tregon se asgjë sishte e sigurt. Prokurorët thanë se pronari i firmës “Arbi Garden”, Arbër Cekaj kishte bërë shpalljen e falimentit të biznesit 3 javë përpara aksionit dhe pas kësaj është larguar nga vëndi. Shoferi i kamionit ku u sekuestrua kokaina, Donaldo Lushaj, nuk ka pranuar të ketë dijeni mbi këtë trafik. Ai ka deklaruar përpara oficerëve të policisë gjyqësore, se është njoftuar se kishte ardhur ngarkesa dhe duhet të shkonte ta merrte në port. Grupi hetimor ka nisur të verifikojë edhe disa komani të tjera që kanë aktivitete tregtare me Amerikën Latine, pasi ka dyshime se të tjerë kontenier me kokainë kanë mbërritur me sasi të mëdha ne portin e Durrësit.

Sicred