KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Vijojnë hetimet për ngjarjen e Barcelonës

Vijojnë hetimet për ngjarjen e Barcelonës

Policia spanjolle ka konfirmuar identitetin e personit qe dyshohet se ishte në timonin e furgonit që u mori jetën 13 personave në sulmin e Las Rablas të Barcelonës. AI është Junes Abujakub, 22 vjec, i cili po kërkohet në të gjithë europën. Fotot e tij, marrë nga filmimet e realizuar nga kamerat e rrugës ditën e sulmit, tregojnë Abujakub duke u larguar nga skena e krimit në këmbë. Tre pamje të publikuara nga gazeta El Pais tregojnë një person me syze që largohet nga tregu La Bukeria, ndërkohë që njerëzit iknin me panik nga Las Ramblas. Policia gjithashtu publikoi të tjera fotot të tij, duke bërë thirrje për informacion që mund të ndihmojë për gjetjen e agresorit. Dyshohet se ai është i armatosur. Ndërkohë, zyrtarët kanë konfirmuar një tjetër viktimë, i cili dyshohet të jetë therur nga Abujakub me thikë gjatë tentativës për t’i rrëmbyer makinën pas sulmit të Las Ramblas. Kjo e con në 15 numrin e viktimave të celulës terroriste prej 12 personash. 13 persona humbën jetën pasi u goditën nga një furgon i cili mendohet të jetë drejtuar nga Abujakub të enjten e shkuar në Las Ramblas të Barcelonës. Një grua humbi jetën gjatë një sulmi të ngjashëm në Kambrills mëngjesin e së premtes, ku u vranë edhe 5 xhihadistë të dyshuar nga policia. Përvec këtyre pesë agresorëve, katër të tjerë janë nën arrest, ndërkohë që janë gjetur edhe mbetjet e dy trupave në rrënojat e një shtëpie që shpërtheu mbrëmjen e së mërkurës në qytezën e Alkanar-it. Policia beson se kjo shtëpi është përdorur si fabrikë për prodhimin e bombave që do të përdoreshin në sulme akoma më vdekjeprurëse me makina. Ndërkohë dyshohet se imami i qytezës së Ripolit, nga ku vijnë Abujakub dhe disa të dyshuar të tjerë , ka luajtur rol në rekrutimin e të rinjve në një kauzë esktremiste. Një gjë e tillë pretendohet edhe nga familjarët e agresorëve të vrarë.

Sicred