KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Vijojnë bisedimet për paqen siriane

Vijojnë bisedimet për paqen siriane

Megjithëse opozita siriane ka mbërritur që dje në Gjenevë për të marrë pjesë në bisedimet për paqen me delegacionin e regjimit të presidentit Bashar Al-Asad, këta të fundit kanë bërë të ditur se do të jenë në qytetin zvicerian të mërkurën, pra një ditë më vonë nga sa pritej. Në këto bisedime, qeveria siriane paraqitet me pozicione më të forta, falë avancimeve që ajo ka bërë në terren pas ndërhyrjes ushtarake të Rusisë. Regjimi i Bashar Al-Asad tashmë kontrollon 55 përqind të territorit të vendit, dhe ka shënuar fitore si ndaj rebelëve opozitarë ashtu edhe ndaj grupit xhihadist të shtetit islamik. Raunde të tjera bisedimesh, të iniciuara nga OKB-jka kanë dështuar, pas refuzimeve që delegacioni qeveritar u bënte kërkesave të opozitës për largimin e Asad. Ndërkohë, delegacioni prej pesëdhjetë anëtarësh i opozitës, pritet të takohet mbrëmjen e sotme me të dërguarin e OKB-së Stefan De Mistura.

Sicred