KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Vijojnë bisedimet Athinë-Shkup për çështjen e emrit
Bruksel, ministrat e jashtëm të BE diskutojnë për emrin e Maqedonisë

Vijojnë bisedimet Athinë-Shkup për çështjen e emrit

Në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara u zhvillua raundi i radhës i bisedimeve mes Shkupit dhe Athinës për zgjidhjen e çështjes së emrit. Ndërmjetësuesi i OKB-së, Methju Nimiç, pas takimit nënvizoi se emri duhet të përmbajë termin Maqedoni. “I prezentova një sërë sugjerimesh për zgjidhjen e çështjes së emrit. Është joreale të pritet zgjidhje, e cila nuk do të përmbante termin Maqedoni. Idetë e mia si tërësi janë të reja pasi kemi kombinim idesh të vjetra. Për këtë çështje po bisedohet për 25 vite. Shumë njerëz për këto vite kanë menduar për këto çështje. Prandaj është e vështirë të dilet me diçka të re, por vlerësoj se tani situata është më ndryshe”. Ai nuk pranoi të zbulonte një propozim konkret, por vetëm bëri me dije se emrin do ua dërgojë qeverive të të dyja vendeve. Nimiç theksoi se më pas do të shikohet mënyra më e lehtë për të arritur një zgjidhje të përbashkët për Athinën dhe Shkupin. Ai gjithashtu falenderoi përfaqësuesit e dy vendeve për frymën e bashkëpunimit të treguar në bisedime. Javët në vijim ndërmjetësuesi i OKB-së do të vizitojë Shkupin dhe Athinën. Ai pret që liderët e partive opozitare në Greqi dhe Maqedoni të jenë bashkëpunues lidhur me gjetjen e një zgjidhje për emrin.

Sicred