KRYEFAQJA » LAJME » Vihet në punë Landfilli i Maliqit

Vihet në punë Landfilli i Maliqit

Pas dhjetë vjetësh vihet në punë landfilli i Maliqit, aty ku do të depozitohen mbetjet urbane të gjashtë bashkive dhe të gjitha njësive administrative të qarkut juglindor të Korçes. Vlera e investimit është 13 milion euro, 80% e të cilit është dhuratë e qeverisë gjermane ndërsa pjesa tjetër është kredi e dhënë nga banka gjermane KFV e cila do të shlyhet nga qeveria shqiptare. Sipas koordinatores Vjollca Kostreci, bashkitë fillimisht do t’i grumbullojnë mbetjet urbane në një pikë mbështetëse tranzite dhe më pas do të kryhet transporti i tyre në këtë fushë që në këtë fazë të parë do të ketë vetëm depozitim dhe përpunim e jo riciklim të mbetjeve. Riciklimi do të nisë në fazën e dytë, por për të nisur këtë proces duhet që bashkitë të marrin përsipër të ndajnë mbetjet që në origjinë.
Vënia në punë e landfillit është shoqëruar dhe me rritje tarife të shërbimit të pastrimit. Sipas Soniel Priftit, drejtor i të ardhurave pranë bashkisë Korçë, një familje në qytetin e Korccës do të paguajë 3800 lek taksë pastrimi në vit, nga 2100 që ka paguar një vit më parë. Biznesi i madh do të paguajë 10 mijë lek më shumë se një vit më parë, ndërsa biznesi i vogël 2500 deri në 5000 lek më tepër në bazë të kategorive të qarkullimit vjetor. Rritja e kësaj takse është kundërshtar në fillim të vitit edhe nga grupi i këshilltarëve te djathtë në bashkinë e Korçës.

Sicred