KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Vienë, vritet personi që sulmoi rojen e rezidencës së ambasadorit iranian

Vienë, vritet personi që sulmoi rojen e rezidencës së ambasadorit iranian

Një 26 vjeçar austriak u qëllua dje për vdekje jashtë rezidencës së ambasadorit iranian në Vienë, pasi sulmoi me thikë një ushtar që mbronte rezidencën. Sipas zëdhënësit të policisë lokale, agresori humbi jetën pasi ushtari hapi zjarr ndaj tij pasi u qëllua me thikë nga agresori. “Ushtari fillimisht përdori spraj djegës ndaj agresorit para se të hapte zjarr”- u shpreh zëdhënësi i policisë. Sipas ministrisë së mbrojtjes, ushtari kishte vepruar sipas protkollit. Ndërkohë policia ka urdhëruar që të përforcohet sigurua në të gjitha misionet diplomatike në qytet. Incidenti i djeshëm ndodhi vetëm pak ditë pas dy sulmeve me thikë në Vienë, si rezultat i të cilëve u plagosën katër persona. Autorësia e këtyre sulmeve i përsipër një shtetas afgan, i cili mohoi të kishte qenë shtyrë nga ndonjë motiv politik.

Sicred