KRYEFAQJA » LAJME » Vidali, nga “pluhur-ngrënësi”, tek “Mbreti Arturo”

Vidali, nga “pluhur-ngrënësi”, tek “Mbreti Arturo”

Nga dhoma e tij e vjetër e gjumit, djaloshi Arturo Vidal e shihte çdo ditë fushën e futbollit pak metra larg shtëpisë së tij, vendi ku, si talent i ri, ai do të kalonte shumicën e kohës së tij të lirë me miqtë në një lagje të varfër të Santiagos. Arturo Vidal, tanimë një futbollist i kalibrit botëror që tani militon në radhët e Bajernit të Mynihut, nisi ta luajë futbollin në një moshë mjaft të vogël. Në klubin e tij të parë si fëmijë, atij i vunë një nofkë që edhe sot tingëllon aktuale. “Ne e quanim atë “pluhur-ngrënësi”, sepse gjithmonë e rrëzonin, por ai ngrihej prapë dhe vazhdonte lojën. Nuk e shqetësonte as dhimbja e as gërvishtjet, por dilte gjithmonë nga shtëpia për të luajtur futboll” tha Arturo Olea. Dikur “pluhur-ngrënësi”, tanimë ai ka një nofkë të re, “Mbreti Arturo” dhe konsiderohet në Kili si një nga fytyrat më të spikatura të një brezi të artë. Mesfushori e ka udhëhequr dy herë Kilin drejt lavdisë në “Kopa Amerika”, ndërsa me Bajernin, ka fituar dy tituj kampion dhe një Kupë të Gjermanisë. Vidali gëzon statusin e një heroi në qytetin e lindjes, ku madje një stadium mban emrin e tij, dhe një brez lojtarësh të rinj e shohin si shembull për t’u ndjekur. “Nëse sakrifikon, do të arrish në nivelin ku është ai tani. Për këtë arsye ai është një shembull dhe një frymëzim për mua”. Pasioni i dytë më i madh i Vidalit janë kuajt dhe shpesh e kalon kohën e tij të lirë në vendlindje, duke qenë në pistën e garave me kuaj në Santiago. I apasionuar pas hipizmit, Vidali është pronar i mëse 30 kuajve. “Ai e dashuron hipizmin dhe kur vjen këtu, ndjehet shumë mirë. Nuk besoj se e do më shumë se futbollin, sepse ai është jeta e tij, por këtu ai ndjehet mjaft i çlodhur” tha gazetari sportiv Huan Antonio Torres. Por pasioni i tij për kuajt është hëpërhë i lënë mënjanë, sepse Vidali është në Rusi për Kupën e Konfederatave me Kilin e tij, një nga favoritet për ta fituar trofeun, por edhe me Gjermaninë si kundërshtare në grup.

Sicred